Premier League dhuron surpriza herë pas here. West Ham ka mundur 3-2 Chelsea-n në javën e 15-të të kampionatit anglez. Një fitore me përmbysje për skuadrën e Moyes, që ka përforcuar vendin e katërt në renditje.

Goli që ka vendosur ndeshjen është realizuar në minutën e 87-të nga Masuaku. Mbrojtësi 28-vjeçar ka befasuar Mendy me një goditje të jashtëzakonshme nga jashtë zone. Blutë kishin kaluar dy herë në avantazh, poru barazuan dy herë dhe në fund e pësuan.

Skuadra e Tuchel, që kryeson renditjen e Premier League me 33 pikë, rrezikon të parakalohet nga Manchester City dhe Liverpool.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb