Rinovimi i Donnarumma mbetet një temë e hapur në shtëpinë e “djallit”. Milan dhe lojtari parimisht janë dakord për rinovimin e kontratës por palët nuk kanë gjetur ende një akord final, sigurisht ne mes qëndrojnë miliona. Ky hezitim ka bërë që për portierin kuqezi të futen në garë edhe klube të tjera, mbi të gjitha ekipi i Chelsea. Sipas “The Sun”, blutë janë të gatshëm të ofrojnë Donnarumma 9 milion euro në sezon, një shifër e lartë e cila josh jo pak portierin dhe mbi të gjitha agjentin e tij, Mino Raiola. Drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm se përballë një ofertë të tillë rrezikojnë jo pak, për këtë arsye kanë nisur të mendojnë edhe për planin B, nëse Donnarumma nuk firmos rinovimin e kontratës.

Donnarumma
Donnarumma

Sipas mediave spanjolle, Milan ka vendosur kontaktet e para me Neto, portieri i dytë i Barcelonës. Me Ter Stegen në kudrat hapësirat për ish portierin e Juves dhe Fiores janë shumë të pakta, për këtë arsye as ai nuk do të ishte kundër një rikthimi në Serie A. Gjithnjë sipas mediave spanjolle, flitet për një transferim në formë huazimi me të drejtë blerje për 15 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb