Cher, ka konfirmuar thashethemet për lidhjen e saj me producentin 36-vjeçar të muzikës, Alexander “AE” Edwards, duke thënë që nuk është më single përmes Twitter -it të saj.

Duke iu përgjigjur komenteve dhe pyetjeve të ndjekësve të saj, më 6 nëntor, Cher iu përgjigj komentit të një ndjekësi nën një foto të saj duke ecur dorë për dore me producentin.

“Ata që na urrejnë, do vazhdojnë të na urrejnë. Nuk ka rëndësi ne jemi të lumtur dhe nuk shqetësojmë askënd”, u përgjigj Cher.

Kur u pyet nëse ky mashkull është lidhja e saj, ajo u përgjigj thjesht me një emoji të qeshur. Pastaj e pyetën përsëri nëse sillet mirë me të dhe ajo u përgjigj: “Si një mbretëreshë”. Artistja 76-vjeçare konfirmoi se u takua me të dashurin e saj shtatorin e kaluar në Javën e Modës në Paris.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Çifti u pa së bashku më 2 nëntor në Hollywood. Alexander “AE” Edwards është i njohur për lidhjen e tij të mëparshme me Amber Rose, me të cilën kanë një djalë tre vjeçar. Të dy u ndanë në vitin 2021 pasi producenti muzikor pranoi se e kishte tradhtuar partneren e tij. Më pas ajo pati një lidhje disa mujore me Kanye West.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: