Sezoni i shkëlqyer i Atalantës lidhet ngushte me formën mbresëlënëse të portierit Etrit Berisha i cili vlerësohet si një nga gardianët më të mirë në qarkullim nga Observatori Europian i Futbollit, CIES.

Portieri shqiptar i klubit italian falë paraqitjes së tij rezulton të jetë portieri më i mirë i Seria A, sipas studimit që ka marrë për bazë të dhënat statistikore të 5 kampionateve më të forta (La Liga, Premier Liga, Bundesliga, Seria A, Liga 1).

Kriteri i parë i këtij vlerësimi janë minutat e zhvilluara, mbi 2000 në kampionatin përkatës. Berisha i cili ka marrë notën 81,5 renditet i pesti në listën e përgjithshme të portierëve që përfaqësojnë elitën e futbollit në kontinentin tonë së bashku me Marc-Andre ter Stegen dhe Jan Oblak.
berisha
Portierët që i paraprijnë në listë janë Manuel Nojer i Bajern Mynih (nota 88), Serxhio Asenjo i Vijareal (84,5), Hugo Loris i Totenhem (84) dhe Roman Burki i Borusia Dortmund (82,5).

Duke marrë për bazë koeficientet statistikorë të çdo pozicioni, CIES ka ndërtuar edhe formacionin ideal të sezonit 2016-2017, si vijon më poshtë:
Nojer (Bajern Mynih); B. Peres (Roma), M. Humels (Bajern Mynih), H. Martinez (Bajern Mynih), Aleks Sandro (Juventus); Tiago Alkantara (Bajern Mynih), P. Pogba (Mançester Junajtid), N. Keita (Lajpcig); K. Ronaldo (Real Madrid), D. Mertens (Napoli), L. Mesi (Barcelona).

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: