Ata gjithnjë e më shumë shihen si e ardhmja e një monarkie britanike me anëtarë të moshuar.

Princi me popullaritetin e jashtëzakonshëm William dhe Kate Middleton festojnë sot 10-vjetorin e martesës së tyre.

William, 38 vjeç, dhe i dyti në radhë të trashëgimisë së kurorës, dhe Kate, 39 vjeçe, u martuan në Westminster Abbey më 29 Prill 2011, pasi u takuan në Universitetin Skocez të St Andrews dhe shtatë vjet lidhje.

Ata tani janë prindër të tre fëmijëve: Princi George, shtatë vjeç, Princesha Charlotte, pesë vjeç dhe Princi Louis, tre vjeç.

Pasi kanë shërbyer për dhjetë vjet si Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, tituj që morën nga Mbretëresha në martesën e tyre, çifti janë ndër anëtarët më të vlerësuar të institucionit.

Ata ofrojnë një fytyrë moderne për familjen mbretërore, e mishëruar në radhë të parë nga Mbretëresha Elizabeth II, e cila në moshën 95 vjeç ka humbur bashkëshortin saj Philip dhe trashëgimtari i saj Princin Charles, 72 vjeç.

Duke u futur në mënyrë të përsosur në mantrën “Kurrë mos u ankoni, mos shpjegoni kurrë”, ato prezantojnë gjithashtu një kontrast me vëllain e trazuar të William dhe gruan e tij Meghan Markle, të cilët lëkundën institucionin me fjalët e tyre dhe akuzat për racizëm.

“Kambrixhë janë familja më normale që është parë ndonjëherë brenda familjes mbretërore, gjë që është një ogur i mirë për ët ardhmen”, thekson eksperti i monarkisë, Penny Junor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb