Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gjykatën e Vushtrrisë, e cila me një vendim ka ndaluar një çift nga kjo komunë të shkurorëzohet deri në momentin kur fëmija i tyre të mbushë 1 vit.

Në fund të shkurtit, çifti i kishte kërkuar Gjykatës të zhvillonte procedurën e ndarjes mes bashkëshortëve dhe procedurën e kujdestarisë së fëmijës.

Për ta realizuar këtë, çifti i kishte paraqitur Gjykatës një marrëveshje për zgjidhjen e martesës.

Por marrëveshja nuk mundi të legalizohet në Gjykatë pasi sipas gjykatësit të çështjes ndarja e çiftit në këtë kohë nuk është e lejuar pasi fëmija ishte nën moshën 1-vjeçare.

Organi kompetent gjyqësor ka arsyetuar se Ligji për familjen në Kosovë e pamundëson fillimin e procedurave të shkurorëzimit deri sa fëmija të mbushë së paku një vit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: