Calzedonia rikthehet me një reklamë të re kushtuar koleksionit të saj FW’22 . Këmbët e grave, kanë nevojë për një aksesor të nevojshëm siç janë getat që i jep një kthesë çdo pamjeje. Cilado qoftë mosha, stili dhe figura juaj, getat ju jep mundësinë të shpreheni në harmoni të përsosur me shijen tuaj.

Regjisorja Irina Dakeva në një film me reagim pozitiv prezanton një stil të ri të gjuhës dhe lëvizje koreografike në një pjesë muzikore me një ritëm infektiv. Me karakterin e saj bashkëkohor, reklama i referohet modës, duke shfaqur getat me tendencat më të fundit.

Yjet e reklamës janë getat rrjetë me model hoje mjalti, getat opake me të çara anësore, getat me mikrofibër në nuancën më virale të sezonit, fuchsia, modeli diamanti me një sharm britanik – të disponueshme në ngjyrë vjollce dhe getat në një teksturë me shkëlqim, në dispozicion në të zezë dhe vjollcë. Më pas janë modelet më klasike me geta me print kafshësh, me pika transparente dhe të përjetshme .

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: