Ndarja e ministrive në rast të fitores më 25 prill të Opozitës së Bashkuar me PD-në është ‘gjëja e fundit që i shkon në mendje’ për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.

Ajo tha gjatë një komunikimi me mediat mëngjesin e sotëm se e rëndësishme është të mbyllet ‘aksidenti Rama’, që i ka kushtuar shqiptarëve dhe klasës politike. Gjithsesi ajo numëroi çështjet që ka në vëmendje, ndërsa shtoi se në konventën e kësaj force do të flitet për pikat kryesore të fokusit të LSI-së.

“Për sa i përket angazhimit të LSI-së ne jemi të fokusuar tek rinia, arsimi dhe puna e mirëpaguar për të rinjtë. 80% e elektoratit që votojnë LSI janë nga 18 deri në 35 vjeç. Për sa i përket ndarjes në qeveria, është gjëja e fundit që kam në mendje. E rëndësishme të mbyllim më 25 prill ‘aksidentin Rama’ që i ka kushtuar shqiptarëve dhe klasës politike. Kemi sjellë një produkt jo vetëm të shëmtuar por që ka marrë peng të ardhmen e të rinjve. LSI ka në thelb procesin e integrimit europian.

Në konventë do të flasim për pikat kryesore ku do të fokusohemi. Ne do kemi një konsultim më të ngushtë me partnerët tanë të opozitës së bashkuar. Do jemi bashkë dhe pas 25 prillit”, tha Kryemadhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb