Në dhjetor 2019, koronavirusi u përhap fillimisht në Wuhan të Kinës. Por, disa javë më vonë, virusi i njohur si COVID-19, u bë një pandemi globale.

Shkencëtarët, zyrtarët shëndetësorë dhe qeveritë në të gjithë botën kanë inkurajuar qytetarët të praktikojnë distancën fizike dhe të shmangin daljen jashtë për qëllime të panevojshme.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 18.3 milionë njerëz janë infektuar, dhe numri i vdekjeve globale ka shkuar mbi 695,000. Më shumë se 10 milionë pacientë janë shëruar.

Këto janë disa prej vendeve që nuk kanë raportuar asnjë rast të koronavirusit deri më tani: Kiribati, Ishujt Marshall, Mikronezi, Nauru, Korea e Veriut, Palau, Samoa, Ishujt Solomon, Turkmenistan, Tuvalu, Vanuatu.

A.Ago//BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb