Çfarë ndodh kur në ashensor bllokohen 7 vetë dhe dikush nga jashtë i kërcënon? Kjo është fabula intriguese dhe psikologjike e filmit “Floorless” që pritet ta ketë premierën së shpejti. Pjesë e filmit pritet të jetë edhe këngëtarja e njohur për publikun, Çiljeta Xhilaga.

Ajo do të jetë në rolin e një gruaje shtatzënë. Filmi është një produksion thriller psikologjik që rikthen në ekranin e kinemasë, jo vetëm Çiljetën, por edhe Bjordi Mezinin, Jetmir Pjetërnikajn dhe një kastë të njohur aktorësh italianë ndër ta Siria de Fazio & Giuseppe Di Coste.

E ftuar në “Top Show” ajo tha se ky është një film ndryshe, një risi, një frymë e re. Ndërsa flitej për filmin, moderatori Dudushi solli në vëmendje rolin e saj, të një gruaje shtatzënë që bllokohet në ashensor, ndërsa Çiljeta duke qeshur i tha: “Mos e thuaj më se obobo portalet”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: