10 fitore radhazi në Champions, për herë të 7-të në 7-të sezonet e fundit kalojnë në fazën çerekfinale. Man.City shkëlqen përballë Copenhagen duke konfirmuar statusin e tyre si favorit, por Pep Guardiola nuk dëshiron të shoh kaq larg, për të, në këtë kompecion ka ekipe të forta që e bën të pamundur të parashikosh:

“Jemi në turin tjetër, jemi akoma këtu, në këtë kompeticion. Ishte e vështirë t’i sulmoje pasi Copenhagen është një skuadër e organizuar mirë që luan me 4 apo 5 mbrojtës”, u shpreh Guardiola duke shtuar:

Mm
Mm

“Në fillim, kur erdha këtu, nuk e besoja se mund të kishim këtë rrugëtim, por Man.City më dha kohën e duhur. Ne jemi një skuadër që besojmë se mund të arrijmë çdo gjë, të fitojmë Champions League, por në këtë turne ka edhe ekipe si Real Madrid dhe Bayern Munich. Ne nuk e dimë se me kë do të përballemi, por e rëndësishme është që për herë të 7-të në 7-të vitet e fundit jemi në çerekfinale”, u shpreh Pep Guardiola.

Opta
Opta

Man.City arriti një rekord të pabesueshëm përballë Copenhagen. Kjo ishte ndeshja e nëntë radhazi në shtëpi që “qytetarët” shënojnë minimalisht 3 gola, si asnjë skuadër tjetër më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb