Alda Bardhyli, drejtoresha e QKLL, e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” nga gazetarja Nisida Tufa, foli për çmimin “Poeti Laureat”.

Bardhyli zbuloi detaje në lidhje me procesin, kur ndër të tjera tha se janë 10 kandidatë, mes tyre emra të njohur si, Entela Tabaku, Rita Petro, Flutura Açka, Arjan Leka etj. Në lidhje me datën kur do jepet çmimi, ajo tha se do të vendoset gjatë dy javëve të para të muajt tetor.

“Është një periudhë e bukur. Pas përfundimit të mandati të Rudolf Markut, ka ardhur koha për të gjetur poetin pasues. Shpresojmë që gjatë muajit tetor të njihemi me emrin e Laureatit tjetër. Procesi është një praktikë e re në Shqipëri, por e vjetër në mbarë botën.

Vlen të kujtojmë se ndër emrat janë Entela Tabaku, Rita Petro, Flutura Açka, Arjan Leka. Janë 10 kandidatë. Ka një komision që merret me përzgjedhjen e kandidatëve dhe procesi ka qenë i gjatë. Për ne është e rëndësishme që procesi të jetë i drejtë dhe transparent. Shpresojmë që poeti të zgjidhet në javën e dytë të muajit tetor. Juria do të mblidhet të hënën dhe do të arrijë në një 5-she, pra kandidatët. Pastërtia e ndërgjegjes njerëzorë është një kriter i rëndësishëm.”, u shpreh Bardhyli.

Sakaq, Bardhyli u ndal te presionet me të cilën kultura po përballet këto kohë, ku tha se ‘kërcënimi’ kryesor është inteligjenca artificiale (AI).

“Kultura ndodhet përballë një sërë presionesh, marrim shembull inteligjencën artificiale AI. Detyra e kulturës dhe poetit Laureat bëhet e rëndësishëm për të ruajtur këto kontakte që janë të rëndësishme për shoqërinë.

Sfidat e leximit është dhe një sfidë e shoqërisë dhe familjeve. Ne pothuaj çdo javë jemi në një qytet të ndryshëm ku flasim për librin”, përfundoi Alda Bardhyli.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb