Trajneri i Partizanit, Giovani Colella ka komentuar fitoren 2-1 ndaj Bylisit.

“Thatë që jeni jashtë garës për titull, i jeni akoma këtij mendimi? Kësaj pyetjeje përgjigjuni ju. Aktualisht vazhdojmë të mbetemi 5 pikë larg kryesuesve kur kanë mbetur 6 javë nga fundi.

Sot nuk ishim perfekt, nuk jam 100% i kënaqur, por thjeshtë i kënaqur. E vetmja gjë që dua të ndryshoj është që Tirana të humbasë pikë por këtë se bëj dot. Sot bëmë një ndeshje të mirë, jam i kënaqur për atë që shfaqëm në fushën e lojës.

Zëvëndësimet kanë bërë mirë, edhe në ndeshjet e kaluara knaë bërë mirë. Skuadra vrapon në cdo ndeshje, kjo është e rëndësishme. Në ndeshjen e ardhshme mund të marrim VAR-in tonë, pasi në ndeshjet që luajmë në shtëpi, VAR funksionon mirë ndërsa jashtë fare. Kështuqë do ta marrim në autobus.

Bylis është një nga skuadrat që luan më mirë futboll dhe nuk e meriton të zbresë nga Kategoria.” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: