Skuadrat shqiptare luajtën sonte ndeshjet e para të turit të parë në Conference League. Shkupi është me një këmbë në fazën tjetër të këtij kompeticioni pas fitores 0-5 në Lituani ndaj modestëve të Hegelmann. Cephas realizoi 4 gola, ndërsa nuk mungoi as goli i Queven.

Dukagjini mori një sukses të rëndësishëm në Kosovë. Të besurit e Dallkut mundën 2-1 Europa FC, në shtëpi. Shabani zhbllokoi ndeshjen i pari, ndërsa skuadra nga Gjibraltari vendosi ekuilibrat me Pozo. Në fundin e sfidës, goli i Zulfiji dërgoi shifrat përfundimtare në 2-1.

Barazim 2-2 në Luxemburg mes Niedercorn dhe Gjilanit, në Stade Municipal de la Ville de Differdange (Differdange). Ekipi kosovar “tundi rrjetën” dy herë me Ramadanin, sakaq vendasit i falen Almedias dhe Natamit.

Rezultatet, Conference League:

Niedercorn 2-2 Gjilani

Hegelmann 0-5 Shkupi

Dukagjini 2-1 Europa FC

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb