Duhet të alarmohemi për shtetet e vogla ishullore, që janë të parat të kërcënuara nga mbinxehja e Tokës, deklaroi sot ish-presidenti amerikan, theksoi Barack Obama në samitin e COP26.

Ish-presidenti amerikan ishte sot protagonist në konferencën për klimën, përfshirë një tryezë të rrumbullakët me të rinj dhe me sipërmarrës privatë.

“Ne të gjithë kemi një punë për të bërë si edhe sakrifica”, theksoi Obama, i rritur në Havai dhe që e konsideron veten “një fëmijë ishulli”.

”Në Shtetet e Bashkuara, një pjesë e përparimit tonë në luftën kundër ndryshimeve klimatike ndaloi kur pasardhësi im (Trump) vendosi të tërhiqej në mënyrë të njëanshme nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, në vitin e tij të parë në detyrë. Unë nuk isha shumë i kënaqur me këtë”, shtoi ai.

Nëse kalojmë 1,5 gradë Celsius të ngrohjes nga nivelet paraindustriale, gati gjysma e popullsisë së botës do të ekspozohet ndaj rrezikut të valëve të të nxehtit, thatësirave, përmbytjeve ose mungesës së ujit gjatë dekadës së ardhshme, krahasuar me 43% në rrezik sot, sipas kompanisë ”McKinsey”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb