Pista Zapata po sfumohet gjithnjë e më shumë për Interin. Kështu që drejtuesit zikaltër i kanë hedhur sytë diku tjetër për të kompletuar sulmin.

Dy janë hipotezat: Joaquim Correa i Lazios dhe Marcus Thuram i Borussias. Për argjentinasin Lazio kërkon shumë dhe nuk shihet si e gatshme për t’u privuar nga shërbimet e tij.

Ndërsa për Thuram, pista duket si më e mundshme pasi Borusia Monchengladbach mund të heqë dorë nëse zikaltrit propozojnë një ofertë të mirë. Njëri nga të dy, pritet të mbërrijë në Milano, por kujdes!

Mediat italiane nuk e përjashtojnë mundësinë që nëse Sanchez nuk rikuperohet të afrojnë në Milano Lorenzo Insignen, që është dhe i preferuari i tifozërisë së ekipit milanez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb