Kompania ajrore “American Airlines”, goditur ashtu si konkurentët e saj nga rënia e transportit ajror që prej fillimit të pandemisë ka pësuar një humbje neto prej 2,07 miliardë dollarë në tremujorin e dytë.

Ndërkohë që virusi po përhapet, autoritetet lokale kanë vendosur masa kufizuese dhe klientët e mundshëm po tregohen gjithnjë e më i paduruar për të qëndruar në një hapësirë të kufizuar për disa orë, të ardhurat e kompanisë kanë pësuar një rënie prej 86%, 1,62 miliardë dollarë, theksoi kompania në një komunikatë.

“Ky ka qenë një prej tremujorëve më të vështirë në historinë e “‘American Airlines’”, theksoi drejtuesi i kompanisë, Doug Parker.

“Pasi ra në mënyrë drastike në prill, kërkesa për bileta avioni filloi të rritet në maj dhe qershor. Por ajo u dobësua përsëri në korrik me shpërthimin e rasteve të reja të COVID-19 në SHBA dhe vendosjen e masave të reja kufizuese”, theksoi kompania e transportit ajror.

Kompania pret që kapacitetet e saj të tremujorit të tretë të fluturimit të jenë 60% më të ulëta se e njëjta periudhë në vitin 2019.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb