Mes 600 të burgosurve që pritet të lënë qelitë për shkak të vendimit në kuadër të masave të marra nga Ministria e Drejtësisë kundër COVID-19, janë dhe 21 persona që vuajnë dënimin në burgun e Sigurisë së Lartë Burrel.

Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BalkanWeb’ se këta të dënuar pritet të lenë qelitë e burgut për një periudhë 3 mujore, dhe më pas do të rikthehen sërish për të vuajtur dënimin e tyre.

Po ashtu ‘BalkanWeb’ mëson se këta persona do të jenë nën vëzhgimin e policisë dhe se nuk kanë të drejtë të dalin nga banesa dhe se gjatë qëndrimit brenda këtyre ambienteve atyre u quhet si ditë burgu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: