Ekipi Kombëtar i Urgjencës i Shëndetit Publik irlandez (NPHET) do të mblidhet mes shqetësimeve në lidhje me numrin në rritje të rasteve të koronavirusit në vend.

Dje, NPHET raportoi pesë vdekje nga Covid-19 dhe 611 raste të reja në Irlandë mes paralajmërimeve që vendi mund të shihte midis 1 100 dhe 1 500 raste në ditë deri në 7 nëntor.

Ekipi i NPHET pritet të këshillojë edhe një herë qeverinë të vendosë kufizime më të rrepta në jetën publike për të frenuar përhapjen e virusit.

Takimi vjen vetëm disa ditë pasi qeveria irlandeze hodhi poshtë rekomandimin e NPHET për të rivendosur masa më të ashpra të nivelit 5, niveli më i lartë, duke zgjedhur në vend të kufizimeve nivelin 3, që është më pak i rreptë.

Masat e nivelit 3, parandalojnë njerëzit të udhëtojnë jashtë qarqeve të tyre, por policia nuk ka kompetenca për të zbatuar këtë rregullore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb