Në Itali u regjistruan 479 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, nga 629 që ishin të shtunën. Kështu, në total bëhen 253,915 të infektuar.

Autoritetet shëndetësore raportuan edhe për katër humbje të tjera jete, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 35,396.

Por duhet theksuar se këtë të diel ka patur edhe një numër më të ulët të testimeve të kryera në popullatë.

Nga 53,123 teste të bëra të shtunën, sot autoritetet njoftuan për 36,807 tamponë, gati 17 mijë më pak.

Nga ana tjetër, në orët e fundit janë shëruar edhe 146 qytetarë, duke e çuar totalin në 203,786.

Ndërkohë, qeveria italiane ka vendosur të mbyllë diskotekat si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Një tjetër vendim ishte edhe për maskat: do të jenë të detyrueshme jo vetëm në mjedise të mbyllura, por edhe jashtë, në vendet ku është e pamundur të mbash distancimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: