Aktualisht në spitalin Infektiv të Kosovës ndodhen të shtruar 9 pacientë me koronavirus, nga të cilët 3 paraqiten në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në mesin e tyre është edhe një mjek. Megjithatë, ditëve të fundit Klinika Infektive nuk ka pasur shtim të numrit të pacientëve, të cilët kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor, raporton KTV. Kosova po vazhdon ta përdorë barin e ndaluar nga OBSH-ja, hidroksiklorokinën te pacientët me COVID-19.
Megjithëkëtë, infektologët në Kosovë e cilësojnë si tejet të vonuar këtë vendim të OBSH-së, sepse sipas tyre kjo është dashur të bëhet që prej fillimit të pandemisë.

Deri më tani shumica e pacientëve në Klinikën Infektive janë trajtuar me këtë terapi, por mjekët thonë se ata nuk kanë parë efektet anësore nga përdorimi i këtij ilaçi. Në 24 orët e fundit, nga 267 mostra e marra nga IKSHPK-ja në Kosovë është shënuar vetëm një rast pozitiv me COVID-19.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: