Qeveria norvegjeze njoftoi sot rivendosjen e masës së vetëkarantinimit për udhëtarët nga pesë vende europiane dhe disa rajone në Danimarkë dhe Suedinë fqinje, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

“Vendi ka arritur në një pikë rrezikshmërie në lidhje me pandeminë”, tha kryeministrja Erna Solberg, në një konferencë për shtyp, duke u bërë thirrje qytetarëve të ruajnë distancimin shoqëror dhe masat e tjera të ndërmarra për të frenuar virusin.

“Të gjitha udhëtimet jashtë vendit shoqërohen me një rrezik infeksioni, madje edhe udhëtimi në vendet nga ku Norvegjia nuk kërkon karantinë pas hyrjes”, shtoi ajo.

Efektive që nga e shtuna, udhëtarët që kthehen në Norvegji nga Islanda, Malta, Hollanda, Polonia, Qiproja dhe Ishujt Faroe (pjesë e Mbretërisë së Danimarkës) duhet të vetëkarantinohen për 10 ditë.

Ky rregull vlen, gjithashtu, për gjashtë rajone në Suedinë fqinje dhe dy rajone në Danimarkë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb