Autoritetet serbe kanë vendosur t’i detyrojnë shtetasit e huaj nga katër vendet fqinje, të cilët dëshirojnë të hyjnë në Serbi, të paraqesin një test negativ për COVID-19.

“Qytetarët e huaj, të cilët dëshirojnë të hyjnë në vendin tonë nga Kroacia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Bullgaria, duhet të kenë një provë negative jo më të vjetër se 48 orë”, tha në televizionin kombëtar (RTS), Darija Kisic Tepavceviç, anëtare e Ekipit për Krizën.

“Kjo masë hyn në fuqi të shtunën dhe nuk prek shtetasit serbë, të cilët kthehen në vendin e tyre nga këto katër vende fqinje”, shtoi ajo.

Sipas Tepavcevic, vendimi u mor pas një vlerësimi të situatës epidemiologjike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: