Ndërsa koronavirusi vazhdon të infektojë njerëz të rinj çdo ditë, kampet verore po konsiderojnë mënyrën më të mirë për të mbajtur fëmijët të sigurt.

Disa prej tyre do të zhvillohen në mënyrë virtuale dhe të tjerë janë anuluar tërësisht.

“Anulimi i kampit këtë verë është thellësisht zhgënjyes për të gjithë ne, pas asaj që tashmë ndjehet si një përjetësi zhgënjimi dhe pasigurie”, shkroi në një e-mail Shannon Donovan-Monti, drejtoresha ekzekutive e kampit “Chimney Corners Camp”.

Sipas “USA Today”, të paktën 22 kampe verore do të zhvillohen në mëyrë virtuale këtë vit.

Shoqata Amerikane e Kampeve dhe YMCA kanë publikuar një udhëzues në terren për mënyrën sesi kampet verore duhet të procedojnë, nëse do të hapen ose jo dhe sesi të miratojnë praktika më të sigurta gjatë pandemisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb