KOREJA E JUGUT

Koreja e Jugut ditën e diel ka pasur vetëm 78 raste të reja me koronavirus, duke çuar në 9.661 numrin e të prekurve në mbarë vendin.
Ndërsa personat që kanë humbur jetën 158 në total vetëm 6 në 24 orët e fundit.

Ky është një numër i ulët, duke e krahasuar me vendet e tjera në botë ku të infektuarit dhe vdekjet nga koronavirusi rriten me shifra marramendëse.

COVID-19 në Korenë e Jugut shpërtheu në të njëjtën kohë më Italinë më 21 shkurt, por ndryshe nga kjo e fundit ia arriti ta kontrollojë në mënyrë shumë të mirë virusin falë masave.

Arsyet janë dy, koreano jugorët ndoqën strategjinë e testimit masiv dhe kontrollit të lëvizjeve. Pas krizës së Mersi-t ( sindroma respiratore e Lindjes së Mesme) që patën në 2015-tën, drejtuesit në Korenë e Jugut nisën një proces reformash që detajoi kontrollin e shtetit dhe pasuroi ndjeshëm bazën e të dhënave.

Kështu shteti kishte qasje të madhe ndaj filmimeve nga kamerat e sigurisë, të dhënat e gjurmimit me GPS të telefonëve dhe automjeteve, transaksioneve me kartë krediti, informacione mbi emigracionin dhe detaje të tjerë personale të njerëzve që në këtë rast, mund të kenë pasur kontakt me virusi. Duke shfrytëzuar pikërisht një database të tillë, janë gjurmuar të prekurit dhe personat që mund të kenë pasur kontakte me to.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb