Tajvani do të dhurojë 10 milion maska ​​për vendet e goditura më shumë nga pandemia e koronavirusit, deklaroi sot presidentja, Tsai Ing-wen.

”Tajvani do të dërgojë 7 milionë maska ​​në 11 vende europiane përfshirë Italinë, Spanjën dhe Gjermaninë të cilat kanë regjistruar numrat më të lartë të rasteve”, konfirmoi Ministria tajvaneze e Punëve të Jashtme.

SHBA do të marrin 2 milion maska ​​dhe 1 milion maska ​​të tjera do të dërgohen te 15 aleatët diplomatikë të Tajvanit, megjithatë ministria nuk sqaroi saktësisht se cilët aleatë do të merrnin maska ​​ose sa të tilla.

”Tajvani është tashmë prodhuesi i dytë më i madh në botë i maskave dhe së shpejti do të jetë në gjendje të bëjë 15 milion maska ​​kirurgjikale në ditë”, tha presidentja Tsai.

Duke filluar nga 9 prilli, çdo person i mbuluar nga sigurimi shëndetësor kombëtar i Tajvanit do të marrë nëntë maska ​​çdo 14 ditë. Ato janë dizajnuar që të vishen vetëm një herë.

Maska më parë ishin racionuar në tre për person në javë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb