Kryeministri kanadez, Justin Trudeau bëri thirrje për një shtrëngim të masave shëndetësore në vend, në mes të shqetësimit të valës së tretë të COVID-19.

“Kjo valë e re, e shenjuar nga një përhapje e fortë e varianteve të virusit, në veçanti e atij britanik, është shqetësuese”, tha ai në një konferencë shtypi.

“Në disa vende në Kanada, nevojiten masa më të rrepta për të frenuar përhapjen e virusit”, shtoi Trudeau, në një kohë kur provincat më të populluara, Ontario dhe Quebec, sapo kanë forcuar kufizimet e tyre antiCOVID-19.

Kanada ka regjistruar më shumë se 25 000 raste të varianteve më ngjitëse të COVID-19 që nga fillimi i vitit, me provincat më të prekura Ontario, Alberta dhe British Columbia.

Në vend janë regjistruar më shumë se një milion raste COVID-19 dhe më shumë se 23 000 vdekje të lidhura me virusin, që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020/ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb