Ministria tuniziane e Shëndetësisë njoftoi sot detyrimin për vënien e maskave sanitare në të gjitha hapësirat publike, me qëllim frenimin e përhapjes së pandemisë së COVID-19.

“Kjo masë vlen për në të gjitha hapësirat publike, të mbyllura dhe në natyrë, në të gjithë territorin”, deklaroi Ministria e Shëndetësisë.

“Përdorimi i mjeteve mbrojtjese dhe veçanërisht i maskës ​​është i detyrueshëm”, tha ministri i Shëndetësisë, Mohamed Habib Kchaou.

Për shkelësit e masave do të vendosen ndëshkime.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb