Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiç, ka njoftuar se ka marrë sot vaksinën antiCOVID, në Kurshumli të Serbisë.

Jevtiq përmes një postimi në Facebook, ka thënë se i vjen keq që qytetarët e Kosovës nuk mund të vaksinohen në vendin e tyre.

Ministri, sipas njoftimit, është vaksinuar në Shtëpinë e Shëndetit në Kurshumli.

“Është shumë e rëndësishme të vaksionoheni për t’i dhënë goditjen e fundit kësaj pandemie. Më vjen keq që qytetarët e Kosovës nuk po vaksinohen në vendin e tyre”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.

Aaaaa
Aaaaa

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb