Ndërkohë që aktiviteti ka filluar të ngadalësohet ashpër në SHBA dhe Kanada për të luftuar përhapjen e koronavirusit, kinematë po zbrazen dhe biletaritë janë në pikën më të ulët të shitjeve në dy dekada.

Mes shtyrjeve të publikimeve kryesore nga studiot, që nuk duan të humbasin para dhe mbylljeve plotësisht apo pjesërisht të kinemave, 12 filmat kryesorë sollën rreth 51 milionë dollarë këtë fundjavë, sipas vlerësimeve të publikuara sot nga kompania e specializuar për Marrëdhëniet me Ekspozuesit, një shifër kjo pothuajse dy herë më e ulët se fundjava e kaluar.

Vitin e kaluar, në të njëjtën periudhë, kjo shifër ishte gati 130 milione dollarë.

Përveç njerëzve, që kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpi, operatorët kryesorë në Amerikën e Veriut njoftuan të premten se do të përgjysmojnë kapacitetin e sallave të tyre që spektatorët të jenë në largësinë e duhur nga njëri-tjetri, për të shmangur përhapja e koronavirusit.

Sipas medias së specializuar, këto shifra janë në nivelin më të ulët që nga ato të një fundjave në shtator 2000.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: