Kanë të njëjtën kombëts, të njëjtinh menaxher dhe të njëjtën rëndësi në botën e futbollit, edhe pse njëri nga të dy po kalon disa problem në këtë moment. Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho, dy emra me peshë, që kanë ndarë të njëjtën dhomë zhveshjes për tre sezone dhe që duket se nuk janë ndarë shumë mirë, përkundrazi.

Në momenti e lamtumirës të “Special One”, kanë qenë të shumtë ata që kanë thënë se një nga arsyet e ndarjes me Real Madrid ka qenë pikërisht marrëdhënia e keqe me numrin 7 të “Los Blancos”. Një version që është konfirmuar edhe nga “Sun”, në pritje të përballjes së Champions League mes Juventus dhe Manchester United.

Antipatia mes të dyve, sipas të përditshmes britanike, duket se është krijuar në sezonin e parë të Mourinho në “Bernabeu”. CR7 duket se ka kritkuar mentalitetin mbrojtës të trajnerit brenda dhomës së zhveshjes pas ndeshjes kundër Barcelona-s, atë në të cilën “Special One” vendosi të luante me katër mbrojtës, me Pepe të pozicionuar në mesfushë.

Një fyerje kjo që duket se ka prishur përfundimisht marrëdhënien mes të dyve, deri në atë pikë sa trajneri, gjithmonë sipas “Sun”, ka filluar të komunikojë me lojtarin nëpërmjet zëvendësit të tij, Rui Faria. Një kontrast aq i dukshëm, s aka qenë e nevojshme ndërhyrja e Jorge Mendes për të qetësuar gjakrat dhe për të sheshuar diferencat mes të dyve.

Ndërhyrje kjo që nuk ka dhënë rezultat, sepse edhe në dy sezonet pasuese marrëdhënia mes tyre ka qenë e keqe. Dhe “Special One” fajëson, edhe pse jo hapur, qëndimin e Ronaldo për largimin e tij nga “Shtëpia e Bardhë”. Mou e ka konfirmuar këtë me një thumbim të bërë në të kaluarën për ish-futbollistin e tij. “Lojtarët e mi te Real mbanin radhën para pasqyrës, në vend që të mendonin për të fituar”.

Një sulm për Ronaldo-n, por edhe për Sergio Ramos, një tjetër nga ata që janë konsideruar përgjegjës për rebelimin e “merengues”. Për të gjitha këto arsye, do të jetë interesante të kuptohet nëse, gjashtë vite pas ndeshjes së fundit të luajtur bashkë, ata të dy do të sqarohen apo do të vazhdojnë ta injorojnë njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, flitet për dy karaktere aspak të lehtë. Deri në atë pikë sa, nëse shihen në sy, mund t’u duket sikur shihen në pasqyrë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: