Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë europian që shënon mbi 100 gola me përfaqësuesen e tij.
2 golat me Suedinë bënë që Ronaldo të thyejë rekordin, por pavarësisht se ka 18 vite që luan me Portugalinë, 5 kombëtare mbeten ende tabu për të.

Ai i ka shënuar dhjetëra ekipeve, por 5 prej tyre nuk ka arritur t’i thyejë dot. Bëhet fjalë pikërisht për 4 gjigande, Brazili, Anglia, Franca dhe Gjermania, por mes tyre qëndron dhe Shqipëria.
Ronaldo ka luajtur të paktën 3 ndeshje kundër këtyre kombëtareve, por asnjërës nuk ka arritur t’i shënojë.

Pikërisht ndaj Shqipërisë Ronaldo është përballur 4 herë, 2 herë në Portugali dhe 2 herë në Elbasan. Shqipëria madje në njërën prej tyre ka arritur ta mposhtë Portugalinë në Lisbonë, 0-1 me gol të Bekim Balajt. Kurse Portugalia na ka mposhtur në 3 të tjerat, 5-3 në vitin 2003, 1-2 më 2009 në Tiranë, dhe 0-1 më 2015 në Elbasan.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb