Ish-futbollisti i Tiranës, Tefik Osmani, tashmë me post drejtues në klubin bardheblu, foli shkurtimisht pas humbjes 0-1 ndaj Crvena Zvezdës në Ligën e Kampionëve, duke u shprehur.

“Ndonjëherë fati na ka ndihmuar, si ndeshja në Gjeorgjisë, sot nuk na ndihmoi. Kemi krijuar raste. Po t’i shikosh statistikat, ekipi kundërshtar nuk ka pasur asnjë rast tjetër të pastër. Nganjëherë më mirë të luash keq dhe të fitosh se sa të luash mirë dhe të humbasësh”, u shpreh Osmani.
PANORAMASPORT.AL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb