TIRANË

Ndonëse seanca e sotme plenare, e para e këtij sesioni zgjati vetëm 30 minuta, zhvillimet ishin të shumta dhe dinamike. Fillimisht u prezantua kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Bledar Çuçi, i cili mori detyrën nga Asambleja e PS-së pas emërimit të Taulant Ballës ministër i Brendshëm.

Sot Çuçi mori “OK” nga deputetët e PS-së, teksa shkresa i mbërriti dhe kryetares së Kuvendi sipas parashikimeve të Rregullores.

“Bazuar në nenin 16, pika 2 të Rregullores së Kuvendit dhe në Rregulloren e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, me dakordësinë e të gjithë anëtarëve të Grupit, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është zgjedhur z.Bledar Çuçi”, thuhet në njoftimin e socialistëve.

Whatsapp Image 2023 09 04 At 11.40.09
Whatsapp Image 2023 09 04 At 11.40.09

Po sot Nikolla ka lexuar një njoftim nga Partia Demokratike, e cila vinte në dijeni se kreu i grupit parlamentar të PD-së është kryetari i PD-së Lulzim Basha.

“Ju njoftoj se ka ardhur një njoftim në orën 9 nga Partia Demokratike, e cila më njofton se bazuar në nenin 9 të rregullores së grupit parlamentar të PD, bazuar në vendimin e kryesisë së PD më 3 shtator, më vënë në dijeni se kreu i grupit parlamentar të PD është zoti Basha”, tha Nikolla.

Ndërkohë që Bardhi reagoi më pas në foltore duke paralajmëruar maxhorancën mos të provokojë deputetët e PD-së. Reagime pati dhe nga deputetët Edi Paloka dhe Ferdinand Xhaferraj.

Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të forta nga foltorja për parlamentin, duke e cilësuar antikombëtar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb