Sezoni i fundit në “Premier League” ishte dëshpërues për ekipin e Sunderland që nuk siguroi mbijetesën duke rënë në “Championship”. Kjo ka sjellë që skuadra verilindore e Anglisë të kthehet në një “supermarket” lojtarësh për këdo që kërkon të përforcohet.

Everton nuk ka dashur t’a humbasë mundësinë dhe ka rrëmbyer nga “macet e zeza” portierin Jordan Pickford për shifrën e 25 mln stërlinave, afërsisht 28 mln euro, shifër që pritet të rritet për shkak të bonuseve.
nintchdbpict000331793829
Me transferimin e 23-vjeçarit jo shumë të njohur për publikun, Everton ka thyer disa parashikime. Pickford shndërrohet në futbollistin më të shtrenjtë të klubit, por edhe në portierin britanik më të shtrenjtë në botë. Jo vetëm kaq, por Picford bëhet edhe “gardiani” i tretë më i shtrenjtë në historinë e futbollit, raporton “The Sun”.

Vetëm portierët Xhanluixhi Bufon (nga Parma te Juventus) dhe braziliani Ederson Moraes (nga Benfika te Mançester Siti) kanë kushtuar më shumë sesa Pickford.
nintchdbpict000331799324-e1497542165934
23-vjeçari ka nënshkruar një kontratë që do t’a mbaj të lidhur për 5 vitet e ardhshme me Everton.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb