Pikërisht 15 vjet më parë pas një tërmeti me magnitudë 9.1 në brigjet e Sumatras, një cunam me dallgë të larta sa të një pallati 5 katësh shkaktoi mijëra të vdekur. Ky u cilësua si tërmeti më i fuqishëm i 60 viteve të fundit pas atij të Kilit në vitet 60’të (me magnitudë 9.5) dhe ai i Alaskës në 1964 me magnitudë 9.2. Në fund vdiqën rreth 230 mijë njerëz, 1 e katërta e tyre fëmijë. Të plagosur ishin rreth gjysmë milioni dhe 5 milion mbetën pa shtëpi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Uji i oqeanit hyri deri në tokë duke marrë me vete gjithçka gjente përpara, shtëpi, banesa, njerëz.
Skenat që përjetuan të mbijetuarit dhe forcat zjarrfikëse ishin të tmerrshme. Shkëmbinjtë koralorë u ngritën në më shumë se gjysme metri mbi ujë. Dallgët gjigande arritën në 14 Vende në tre kontinente, përfshirë edhe Afrikën. Vendet Jug-lindore aziatike u goditën të gjitha.

Indonezia, Sri Lanka, India dhe Tajlanda e paguan me gjak të gjithë zemërimin e natyrës. Pas shkatërrimit të orëve të para, qeveritë lokale duhet të përballonin një dramë emergjence humanitare dhe të jepnin ndihmën e tyre për shumë të tjerë që shpëtuan nga katastrofa apokaliptike dhe mbetën pa shtëpi, të paktën 1.5 milion në Sri Lanke, më shumë se 100 000 në Indi, pothuajse 30 000 në Tajlandë dhe qindra e mijëra persona në Indonezi. Shumë turistë nga bota humbën jetën teksa ishin me pushime në Phuket dhe Phi Phi Island, apo të tjerë që ishin në Maldive apo brigjet e Sri Lankës. Nuk pati asnjë rrugë shpëtimi për ata dhe mijëra të tjera, të cilët vdiqën duke marrë rreze dielli në plazh. Tani pas 15 vitesh nga katastrofa, banorët e këtyre zonave të goditura nga cunami e kanë marrë veten dhe aktiviteti i tyre ekonomik, i bazuar në peshkim ka filluar të rimëkëmbet.

Nëse do të kishte një sistem për të lajmëruar për cunamin në kohë, shumë jetë njerëzish do të ishin shpëtuar. Megjithatë eksperienca e hidhur solli në krijimin e sistemit të paralajmërimit të cunamit të oqeanit Indian, një mjet themelor për të analizuar pasojat e mundshme të tërmeteve dhe për t’i raportuar qeverive të vendeve në fjalë dhe vlerësimin e kohës së mbërritjes së valëve të mundshme anormale. Impakti i këtij fenomeni shkatërrues ishte aq i fortë, sa që nga ajo kohë sistemi i monitorimit dhe alarmi për cunamet tashmë ka ndryshuar shumë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb