Formula e re e Final Four është kritikuar nga opinioni sportiv, me një pjesë që e konsiderojnë si dështim.

Nuk mendon kështu Igli Çutra, gazetari i njohur, i cili në Sport News në News 24 tregoi arsyet e tij.

“Mendoj që po paguajmë atë që kemi lënë. Kjo është formula e duhur, kjo që po aplikojmë këtë vit. Formula e dy sezoneve më parë nuk ishte një formulë kampionati.

Tifozët vijnë në stadium kur e shikojnë që skuadra e tyre ka shanse reale. Frytet nuk do i shikojmë këtë sezon. Jemi në final four pa Tiranën dhe Partizanin, pa i hequr meritat Elbasanit që ka një super-tifozëri”- tha ai.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: