Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç deklaroi sot se Serbia do ta njohë Kosovën dhe do t’i lejojë të bëhet anëtarë e OKB “kur të bëjë shelgu rrush”.

“Në lidhje me çështjen e Kosovës e Metohisë duhen kërkuar kompromise”, tha Daçiçi. Për sa i përket deklaratave të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për bashkimin e Luginës së Preshevës, Dacic i komentoi me fjalët: “ai sigurisht që duhet të thotë diçka, ngaqë po e sulmojnë nga të gjitha anët”.

“Ata s’duan të flasin për korrigjim, ndërsa e duan Preshevën dhe Bujanocin? Sa të zgjuar që qenkan! E, a e dini kur do të ndodhë kjo, që Kosova e Metohija të hyjë në Kombet e Bashkuara, që t’i njohim si shtet? Kur të bëjë shelgu rrush”, deklaroi kryediplomati serb para gazetarëve në Ambasadën e Greqisë në Beograd.

“Ata të cilët e njohën Kosovën dhe që bënin marrëveshje me Marti Ahtisaarin tani janë të tmerruar nga fakti se po flitet për kufijtë, kurse të parët e shpallën Kosovën shtet dhe e shkelën integritetin e Serbisë, tha Daçiçi, duke shtuar se “kjo do të thotë se ata duan që asgjë të mos cenohet nga ajo që ata e quajnë ‘shteti i Kosovës’”.

Ministri i jashtëm serb tha se qeveria e tij ka dalë me disa propozime, ndërsa për faktin se “ata” janë kundër korrigjimit të kufijve pyeti: “e çfarë na propozojnë ata neve?”.

“Pala tjetër e cila nuk dëshiron korrigjim të kufijve kërkon që Serbia ta pranojë Kosovën, ndërsa si kompensim ta fitojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri. Unë u them: Harrojeni, s’ka asgjë nga kjo punë”, theksoi Daçiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb