Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç i është kundërpërgjigjur ministrit të jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Është gënjeshtër shumë e madhe deklarata e Pacollit që Kosova ka vota të mjaftueshme për anëtarësimin në UNESCO. Këtë temë unë dhe presidenti Vuçiç e kemi ngritur në të gjitha takimet tona”, ka thënë Ivica Daçiç.

Reagimet e zyrtarëve nga Beogradi vijnë pas deklaratës së Pacollit në Interaktiv të KTV-së.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb