SERBI-Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç e ka dënuar ashpër sulmin ndaj kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç në Potocari, duke shtuar se ky ishte një sulm jo vetëm ndaj Vuçiç, por edhe tërë Serbisë dhe politikës se saj të paqes dhe bashkëpunimit rajonal.

Ai shtoi se Vucic u soll si një burrë shteti, duke bërë homazh për viktimat. “Kjo është një tjetër pasojë negative e politizimit të këtyre çështjeve që çuan në ndarje të reja dhe urrejtje në vend të pajtimit. Ky është një sulm jo vetëm në Vuçiç, por edhe e tërë Serbisë dhe politikën e saj të paqes dhe bashkëpunimit rajonal,” tha shefi i diplomacisë serbe për Tanjug.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: