TIRANË

Zbardhen detaje të reja nga operacioni policor “Parku”, i cili u mbyll pas një viti hetime me arrestimin e 12 trafikantëve të drogës, ndërsa janë shpallur në kërkim 6 të tjerë.

Gazetarja Dorjana Bezat zbardh për “BalkanWeb” emrat e të arrestuarve, të cilët sipas uniformave blu, akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, si dhe “Moskallëzim krimi”.

Kështu, siç raporton gazetarja Bezat për “BalkanWeb”, në pranga kanë rënë shtetasit Deivid Shuaipi, Farjon Palushi, Jurgen Halitaj, Ismail Gurra, Denard Buci, Josif Ceka, Oltion Doku, F. S (i mitur), L. D (i mitur), Fabian Pitani, Doris Murati dhe A. Ll.

Si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit: Arnaldo Çiçaj, Ergest Mema, Frenkli Sorra, Redi Palushi, Aleksandro Maliqaj dhe R. D.

Këta shtetas merreshin me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb