DURRES- Ky që shihni në foto është Leo Nikaj, 29-vjeçari nga Xhafzotaj që për arsye ende të panjohura ekzekutoi me çifte dy prindërit e tij Ali dhe Junije Nika.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se i riu 29-vjeçar, fotot e të cilit i ka siguruar gazetarja Klodjana Haxhiaj i ka vrarë prindërit Ali dhe Junije Nika brenda në banesë me armë zjarri, pak kohë pasi ishte kthyer nga emigrimi.
leo nika 3
Kur është arrestuar, autori ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa ka dyshime të forta që mund të vuante nga depresioni. Policia e Durrësit tha se viktimat i ka gjetur të shtrirë të dy në derën kryesore të banesës.

Njoftimi i policisë
Durrës, më 29.06.2017. Informacion-paraprak. Më datë 29.06.2017, rreth orës 07:55, në Xhafzotaj, pranë derës së banesës janë gjetur të vrarë me armë zjarri, shtetasit A. N. rreth 75 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësia J.N. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Dyshohet se autor është djali I tyre, shtetasi L.N. I cili po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, në sqarimin e plotë të saj.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb