Mediat italiane kanë publikuar sasinë e madhe të drogës që u kap në brigjet italiane, brenda jahtit të drejtuar nga tre shqiptarë, të arrestuar tashmë.

Lidhur me këtë ngjarje, policia shqiptare, deklaroi se nuk kishte të dhëna që jahti me drogë, të ketë kaluar në ujërat shqiptare, ndërsa mediat mësuan se shqiptarët me banim në Durrës e Tiranë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, kishin udhëtar një ditë më parë drejt Malit të Zi, ku e kishin marrë me qira, jahtin që e përdorën për drogë.

“Në orët e para të mengjesit nga ana e GdF Italiane u be i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një Yacht-i me flamur të SH.B.A.(Delaware) Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues.

Në ekuipazhin e mjetit lundrues tre shtetas shqiptarë. F.M, E.V, dhe E.M. Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale Italiane në zonën e Viestes. Hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare.

Rezervohemi për të tjera informacione për shkak të sekretit hetimor. Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku.”- njofton policia.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb