Përfaqësuesi i PS në Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik deklaroi se askush nuk ka mbushur kutitë e votimit me vota, ndërsa shtoi se disa kushte të opozitës së bashkuar po shqyrtohen.

“Sot trajtuam disa cështje të tjera. Diskutuam për sistemin danez. U ra dakord që cështja e sistemit të trajtohet në fazën e dytë të Reformës Zgjedhore. Të gjitha palët duhet të shprehen për sistemin që duan. Për identifikimin elektronik të zgjedhësve dhe të numërimit elektronik, por përtej dëshirës, ne i jemi drejtuar ODIHR, që na thanë se jo më shumë se ne 10 përqind  te vendit duhet shtrirë teknologjia. Ne jemi dakord edhe për më shumë se 10 përqind. Po themi jemi dakord me 100 përqind. Hajde t’i drejtohemi ODIHR. Nëse na kthen përgjigje e heq dorë nga raporti i parë atëherë okej. Por nëse dështon sistemi me teknologji, vjen ODIHR e na thotë dështuan zgjedhjet e nuk kemi cfarë të themi. Nuk vihet këtu me dëshira. Kush ka mbushur kutitë? Ne jemi për transparencë totale, jemi edhe për kamerat në qendra të votimit. Kemi pranuar disa kërkesa të PD, kemi pranuar depolitizim të administratës. Aperaturat nuk janë thjesht celularë, janë më të komplikuara”, tha Gjiknuri.

Damian Gjiknuri theksoi se uron që PD të mos gjejë sebepe për të hedhur në erë Reformën Zgjedhore.

“PS e ka vullnetin. Unë shpresoj që PD të mos ketë sebepe për të hedhur në erë këtë reformë. Nuk duhet që të mbahemi peng, se ne dalim para shqiptarëve. Ne e kemi thënë se teknologjinë mund ta shtrijmë hap pas hapi, sepse kështu e do realiteti e mos flasim me dëshira. Edhe ODIHR kështu thotë teknologjia duhet shtrirë me faza. Ne kemi thënë se madje kush kapet me shkelje në krim zgjedhor nuk punon dot më në shtet. Cfarë është kjo logjikë që kamera aty dhe vidheshkan zgjedhjet. Nëse palët vijnë me këmbë në tokë për kërkesa të bëshme, cdo gjë është gati. Nuk mund të hidhet ODIHR në kosh”, u shpreh Gjiknuri.

I pyetur për dosjet e Dibrës, Gjiknuri vlerësoi se me ta po merret Prokuroria e nuk flet dot përpara se të flasë organi i akuzës.

“Ata dosje janë në Prokurori, t’i hetojë Prokuroria. Opozita ka thënë se do i cojë në SPAK. Nuk dua që të flas për gjëra që janë në dorë të organit të akuzës”, përmbylli Gjiknuri.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb