Një penallti e fituar në minutat shtesë, ka mjaftuar për të kualifikuar Anglinë në finale e “Euro 2020”.

Pas një penalltie të fituar nga Stërling, ishte kapiteni Harry Kane ai që e shndërroi në gol. Fillimisht, portieri Kasper Schmeichel, arriti ta priste gjuajtjen e sulmuesit, por topi u kthye si një dhuratë në këmbët e Harryt, i cili me portën bosh nuk gaboi për të dytën herë. Ky ishte goli që vulosi fitoren, por gjatë ndeshjes u realizuan edhe 2 të tjerë.

Danimarka ishte ajo që hapi siparin e golave, me një “magji” nga këmbët e Mikel Damsgaard. Ai arriti të shënojë nga goditja e dënimit me një distancë nga porta e Pickford, prej mbi 25 metrash. Entuziazmi i danezëve do të zgjaste vetëm 9 minuta, pasi Saka, do të depërtonte mjaft mirë në krahun e djathë të fushës dhe do të kthehet një pasim në zonën e rreptësisë.

Topi, preku kapitenin Kjaer, i cili pas devijimit realizoi një autogol. Pjesa tjetër e lojës, vijoi me raste të shumta nga të dyja ekipet, por goli nuk erdhi në ’90 minutëshin e kohës së rregullt.

Kur u mendua se ndeshja do të vendosej nga penalltitë, në minutën e ‘104, Kane shndërroi në gol penalltinë dhe kualifikoi Anglinë për herë të parë në një finale të Kampionatit Evropian.

“Tre Luanët” do të presin më 11 korrik në stadiumin e Londrës, Ëembley Italinë, e cila arriti të fitonte falë penalltive ndaj Spanjës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb