PARIS- Ndodh edhe kështu! Një britanik u hodh mbi të dashurën e tij në mes të masakrës në teatrin e Parisit duke i shpëtuar asaj jetën.

30-vjeçari Michael O’Connor, mendoi se do të vdiste në kasaphanën e të shtënave në koncertin e Bataclan ku vdiqën mbi 80 persona.

Kur pa një nga kamikazët e ISIS me armë në dorë që nisi të qëllonte si i çmendur, ai i tha të dashurës “Të dua”, duke menduar se ky mund të ishte fundit. Siç transmetojnë mediat e huaja, mësohet se e dashura i është përgjigjur: ‘Ne nuk do të vdesim këtu sonte’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: