TIRANE

Këngëtari shqiptar, Blero më 21 shtator të këtij viti do të lidh kurorë me bukuroshen, Afrona Dika. Çifti i njohur kanë vendosur që ceremonia e martesës të mbahet në një nga hotelet më të mirë në zonën e ‘Ranës së Hedhun’ në Shëngjin dhe do të ketë rreth 500 të ftuar.

Pak ditë më parë përmes një interviste të shkurtër me ndjekësit në ‘Instagram’, Afrona zbuloi se gjatë dasmës do të ndryshojë tre fustane.

Së fundmi Blero ka zbuluar një tjetër detaj, që është spekuluar jo pak në mediat rozë. Këngëtari ka treguar se cilët artistë do të këndojnë dhe do të mbajnë gjallë atmosferën në dasmë.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ Blero ka treguar se në dasmë do të ketë 3 këngëtarë, me të cilën ai ruan edhe një raport të mirë miqësor. Së fundmi, Blero në llogarinë e tij personale, Instagram, për të gjithë fansat e tij ka treguar se kush do t’i këndojë në dasmë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: