Këngëtari i mirënjohur Sinan Hoxha pasi ‘martoi gjithë dynjanë i erdhi rradha të djegë shaminë e vetë’. Këngëtari i famshëm Sinan Hoxha dhe Andrra Destani lidhën martesën e tyre të enjten në mbrëmje në një ceremoni madhështore me shumë të ftuar vip.

Sigurisht ata që shkëlqyen gjatë gjithë dasmës ishin çifti i sapokurorëzuar Sinani dhe Andrra, ku dukej qartë që lumturia e tyre kapi kupën e qiellit. Momenti më emocionues ishte kur Sinani iu përgjigjë pyetjes nëse e pranonte Andrrën si bashkëshorten e tij të ligjshme duke u shprehur ‘Me gjithë zemër PO’.

Nën tingujt e muzikës më të bukur romantike dhe këngëtareve që kënduan në dasmën e tij si Artiola Toska, Bujar Qamili, Sinan Vllasaliu, Muharrem Ahmeti dhe Manjola Nallbani, Sinani hodhi hapat e parë të jetës së tij në çift në festën mahnitëse që kishte organizuar, duke i dhënë fund kështu beqarisë dhe duke hapur festën me vallëzimin e parë në dasmën e tij.

Pas surprizës së këndshme të marrjes së nuses nga Kumanova me helikopter ditën e mërkurë, çifti i bukur shijoi dasmën e organizuar me shumë hijeshi dhe elegancë në Tiranë.

Duke i uruar çiftit ‘Jetë të lumtur! Me trashëgime!’, ju lëmë të mahniteni nga këto foto të mrekullueshme të shkëputura nga dasma e Sinanit…

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb