Ditët e fundit, David Beckham është futur në listën ‘e zezë’ në rrjetet sociale për arsye të ndryshme. Së pari sepse u bë ambasador i Kupës së Botës të Futbollit në Katar dhe më pas sepse fluturoi prej andej me një avion privat në anën tjetër të planetit, drejt Bostonit, për të dhënë një çmim mjedisor.

Në veçanti, ish-futbollisti 47-vjeçar dhe bashkëshorti i Victoria Beckham, teksa iu përgjigj pozitivisht ftesës së Princit William për të marrë pjesë në çmimin Earthshot të këtij viti, bëri një udhëtim të madh për të nderuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve me praninë e tij fizike. Siç tha ai: “Ne krijojmë mbi 300 milionë tonë plastikë në vit. Këto janë ekuivalente në peshë me çdo të rritur në Tokë.’

Beckham vazhdoi të vlerësojë punën “e pabesueshme” të finalistëve të konkursit në kategorinë e paketimit të riciklueshëm, përpara se të shpallte fituesin që është një startup, Notpla.

Por zgjedhja e tij për të udhëtuar me një avion privat nga Katari në Boston dhe në cilësinë e tij si ambasador për lojërat në Katar, duke ndotur ambientin nuk i ka pëlqyer disa përdoruesve të mediave sociale, pikerisht në Twitter që shkruan: “David Beckham nuk duhet të jetë aty, ai është ambasadori i Kupës së Botës me gjurmën më të madhe të karbonit, është një hipokrit i madh”.

Ndërsa një tjetër shkroi: ” Më korrigjoni nëse e kam gabim në këtë çështje të Tokës: Beckham fluturoi nga Katari në Boston për t’i dhënë një çmim fituesit – duke lënë një gjurmë mjedisore gjatë udhëtimit – dhe tani ai do të kthehet në Katar për të vazhduar mbështetjen e tij? ».

Një koment tjetër zgjeroi qëndrimin e emrave të tjerë të mëdhenj në çmimet mjedisore: “Unë do të ndalem vetëm në faktin se fituesve të çmimeve iu kërkua të merrnin pjesë virtualisht në ceremoni, ndërsa emra të mëdhenj fluturuan nga i gjithë planeti për të qenë atje. (dhe mos më bëni të flas për David Beckham, i cili shkoi nga Katari deri në Boston). Pa kuptim! ».

David Beckham ka nënshkruar një marrëveshje prej 10 milionë paund për të marrë rolin e ambasadorit për lojërat e Katarit, të cilat janë kritikuar jo vetëm për ndikimin mjedisor të vendit, por edhe për rregulloret që shkelin në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut, veçanërisht për gratë dhe komunitetin LGBTQ+.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: