Shumë personazhe të famshëm festuan Halloween me maskime në ditën e fundit të tetorit, duke bërë më pas postime ne rrjetet sociale. Kështu ka ndodhur edhe me David Beckham, i cili nuk do ta kuptonim se kush është nëse Victoria Beckham nuk do ta kishte ngarkuar foton, pasi u shndërrua në një djall me pikturë në fytyrë dhe aksesorë që të kujtojnë një efekt kinematografik. Në fakt, bashkëshortja e tij ka bërë një lojë fjalësh mbi diçiturën, duke komentuar “Horny” (nga brirët, por edhe fjala horny, që do të thotë i eksituar seksualisht).

Në një postim tjetër, nga vetë ylli i futbollit, babai krenar pozon me vajzën e tij të vetme, Harper, e cila gjithashtu është e maskuar, megjithëse nuk dihet saktësisht se çfarë.

Pas zbulimeve, përmes një mini-seriali të ri dokumentarësh për jetën e David Beckham, për lidhjen e tij jashtëmartesore me Rebecca Loos dhe në përgjithësi natyrën e tij romantike “të paqëndrueshme”, 48-vjeçari bëri një gjest duke konfirmuar se epshi për gruan e tij nuk u shua asnjëherë. Në një foto të shpërndarë nga Victoria nënjë story në Instagram, bashkëshorti i saj mbështet dorën në kofshën e saj, si një çift i sapomartuar në një festë ditëlindjeje, teksa stilistja 48-vjeçare shkruan: “Gëzuar ditëlindjen! Të dua”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb